GJYKATA E APELIT SHKODËR
KANCELARI
NJOFTIM PER VEND TE LIRE TE PUNE
SEKRETAR GJYQESORE
Lloji i diplomës “JURIST”
Niveli minimal i diplomës “Master”
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III,IV dhe VI, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Gjykata e Apelit Shkodër, shpall procedurat për pranimin në detyren e sekretares gjyqesore për për pozicionin:
- SEKRETARE GJYQESORE
Afati për dorëzimin e dokumentave, data 17.06.2019
PëkPerprimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
Pershkrimi i punës;
- . Puna që do të kryejë punëmarrësi do të jetë ne perputhje me dispozitat perkatese te Kodit te Proçedures Civile dhe Kodit te Proçedures Penale si dhe detyra te tjera me karakter administrativ, ne zbatim te Rregullores se Ministrit te Drejtesise dhe Rregullores se Brendeshme te Gjykates se Apelit Shkoder .
– Merr per veprim dhe administrim te perkoheshem te gjithe fashikujt e çeshtjeve per gjykim, caktuar gjyqtarit prane te cilit punon , duke pasqyruar ne liber dorezimi daten , emrin e paleve , numrin e aktit dhe objektin , kundrejt nenshkrimit – Fashikujt duhet te ruhen ne kasaforta ose rafte hekuri .
– Kryen te gjitha veprimet teknike e proçeduriale per çdo fashikull gjyqesor , ben njoftimet e paleve per daten dhe oren e gjykimit dhe merr te gjitha masat per sigurimin normal te gjykimit .
– Zbaton urdherimet e gjyqtarit a trupit gjykues per çdo veprim qe ka lidhje me fashikullin e gjykimit .
– I ndalohet t’u jape paleve dhe mbrojtesve te tyre , personave te interesuar per çeshtjen ne gjykim , akte te çfaredo lloji qe ndodhen ne fashikullin gjyqesor . Sekretari i seances vepron per çdo veprim me fashikullin gjyqesor , vetem me urdher a vendim te gjyqtarit a trupit gjykues , duke zbatuar rregullat e percaktuara ne Rregulloren e Ministrit te Drejtesise .
– Mban pergjegjesi te veçante per mbajtjen e proçes-verbaleve gjyqesore , duke marre ne menyre te plote identitetin e te pandehurit ose te paleve ne proçesin civil , daten , oren dhe vendin e seances gjyqesore , deklarimet e tyre , te mbrojtesve , deshmitareve , eksperteve etj. duke rregjistruar çdo gje qe ka rendesi per çeshtjet , gjithe urdherimet e trupit gjykues
si dhe vendimet e ndermjeteme . Riprodhon me besnikeri theniet e pjesemarresve ne proçes dhe kur per shkaqe te arsyeshme nuk arrihet pasqyrimi i tyre , kerkon nga kryetari i seances perseritjet e thenieve per te mundesuar pasqyrimin e tyre .
– Gjate mbajtjes se proçes-verbalit e ka te ndaluar ne menyre kategorike shkurtimin e fjaleve , korigjimin apo lenien e hapsirave boshe . Fleta e proçes-verbalit duhet te jete e vijezuar .
– Duhet te lidhe ne menyre kronologjike dokumentacionin sipas kohes se paraqitjes dhe aktet proçeduriale sipas kohes se krijimit ne menyre qe fashikulli gjyqesor ne çdo kohe te jete i lidhur dhe i numertuar .
– Te zbatoje me korrektesi Rregulloren e Brendeshme te Gjykates .
– Te zbatoje urdherat e brendeshem te Punedhenesit .
- KUSHTET PËR KRITERET E VEÇANTA_
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të kete diplome Fakulteti i Drejtesise Dega Juridik.
- Të zotërojë një diplomë “Mastër ” në studimet e larta,
- Të ketë aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.
2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të plotësojnë dokumentat si më poshtë:
a- Letërmotivimi për aplikim në vendin vakant.
b- Jetëshkrimi i plotësuar Corriculum vitae
c- Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
d- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).
e- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).
f- Vertetimin e gjendjes shëndetësore.
g- librezën e sigurimit shoqëror e shëndetësor
- r) vërtetim mjekësor për aftësinë në punë
- i) – Vertetim per adresën e vendbanimit,
- j) – deshmi ne perdorimin e kompjuterit .
l- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat duhet të dorëzohen drejtpërsëdrejti në zyrën e Protokollit, të Gjykatës së Apelit Shkodër, brenda datës 17.06.2019
Dokumentat te jene te jene te vertetuara njesia me origjinalin.
FUSHAT E NJOHURIVE, DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË
3 ZHVILLOHET INTERVISTA___________________________________________
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
4 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE_____________________
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
b-Eksperiencën e tyre të mëparshme.
c-Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, menyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”.
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
5 |
MENYRA E KOMUNIKIMIT TE REZULTATEVE
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, pranë Gjykatës së Apelit Shkoder, do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në tendën e njoftimit për publikun, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” si dhe ne ambjentet e Gjykates se Apelit Shkoder.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin e telefonit +355673127366 ose në adresën
Gjykata e Apelit Shkoder, Rruga: “Et’hem Osmani, Lagj “Salo Halili” Shkodër dhe emailin zyrtar: Greta.Laloshi@gjykata.gov.al
Shkoder, me 05.06.2019