ENTI RREGULLATOR I SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE
LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
KOMISIONI KOMBËTAR RREGULLATOR
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNË
Mbështetur në nenin 9, të Ligjit Nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 34/2016, datë 28.04.2016,“ Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Entit Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, ERRU shpall konkurrim për vend të lirë pune, në pozicionin:
- Sekretare e Komisionit Kombëtar Rregullator dhe Kryetarit të ERRU
Kërkesa të përgjithshme për kandidatët
– Të jetë shtetas shqiptar;
– të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundravajtjeje penale me dashje;
-të mos ketë lidhje familjare me anëtarët e KKRR, apo me punonjës të tjerë të administratës së ERRU, me të cilët ka lidhje hierarkie;
-të ketë kryer studimet e larta të nivelit DND;
-të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
-të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet;
-të ketë aftësi të mira komunikimi e prezantimi si dhe të punës në grup;
-të ketë njohuri të gjuhës angleze të vërtetuara.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 30.09.2019, ora 16.30 në Zyrën e protokollit të ERRU, në adresën Blv. “Bajram Curri”, Rr. “Viktor Eftimiu”, ish godina e KESH, kati IV Tiranë, këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrimin profesional;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës;
- Fotokopje e noterizuar e listës se notave;
- Fotokopje e noterizuar e librezës së punës ;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Formular i nënshkruar i Vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim i njohjes së gjuhës angleze;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;