Zyra e Punës Bulqize
22.05.2019
DREJTORIA RAJONALE E QENDRES LEVIZESE TE FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK PER ZONEN VERILINDORE
Njoftim për shpalljen e konkursit për vendin e lire te punes Instruktor me kohe te pjeshme ne Puke.
Në mbështetje të Ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”,”,indryshuar me Udhezimin Nr.10 ,date 16.03.2016 .
DRQLFPPZVL shpall konkurimin për vendin e lire, instruktor me kohe te pjesshme i kursit profesional:
Elektrik
Kriteret e pergjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët jane:
Të ketë një diplomë nga një institucion i arsimit të lartë, qe lidhet me profesionin dhe zhvillimin e kurrikules ( kopje e diplomes dhe e listes se notave e noterizuar)
Te kete jo me pak se dy vjet eksperience pune ne profilin teknik te aplikimit.
Te mos kete masa administrative dhe penale ne fuqi.
Perjashtimisht kur pas 2 shpalljesh konkursi radhazi me nga 10 dite secila nuk ka asnje aplikant me arsim te larte, ne shpalljen e trete do te pranohen aplikante me arsim te mesem profesional sipas profilit teknik te vendit vakant.
Dokumentat që duhet të dorëzohen:
Kërkesë për aplikim.
CV (jetëshkrimi dhe dokumenta mbështetëse)
Fotokopje e kartës së identitetit.
Fotokopje e librezës së punës
Diplomë dhe listë notash,-fotokopje e noterizuar.
Certifikata kualifikimesh, fotokopje ose të noterizuara.
Raporti mjeko-ligjor ( vërtetim të gjendjes shëndetësore)
Deklarata e aplikuesit se ndaj tij nuk janë marë masa disiplinore në punesimet e mëparshme.
Deshminë e penalitetit të leshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit ose formular vetëdeklarimi.
Dokumentat e kërkuara do të dorëzohen pranë Zyrës së Punës Bulqizë ose pranë DRQLFPPZVL Tiranë, me adresë Rruga “Rifat Bodinaku, Godina e Zyrës Punës Tiranë, Kati 6, brenda 10 ditësh nga data e shpalljes.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit nr. 6, dt. 24.02.2015.
Konkurimi do të zhvillohet pranë Zyres se Punes Bulqizë, në përfundim të afatit 10 ditor nga dita e shpalljes.
Kopje të udhëzimit nr.6 datë 24/2/2015 dhe bazën ligjore do ti gjeni pranë Zyrës së Punësimit ose ne sekretarine e DRQLFPPZVL Tirane, si dhe në portalin online të Arsimit dhe Formimit Profesional (www.vet.al).
Në përfundim të vleresimit, komisioni mbledh pikët e secilit aplikant, bën renditjen e tyre dhe e shpall brenda ditës në ambjentet e Zyrës së Punës.
Kundër rezultatit të renditjes, bëhet ankimim brenda 5 ditëve pune nga dita e shpalljes pranë drejtotrit të DRQLFPPZVL Tiranë.
Me kandidatin e renditur në vend të parë, pas marrjes së miratimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Kombëtar të Punësimit., nënshkruhet kontratë pune me afat të caktuar nga drejtori i DRQLFPPZVL.
ëse pas përfundimit të këtij afati 10 ditor nuk paraqitet asnjë kandidat, apo që të plotesoj kriteret e kërkuara, afati i aplikimit shtyhet edhe për 10 ditë kalendarike dhe nëse mbas dy shpalljesh të njëpasnjëshme nuk paraqitet asnjë aplikant që të përmbush kriterin e arsimit të lartë në drejtimin që kërkohet , bëhet një shpallje e tretë me afta 10 ditor, dhe në këtë rast pranohen aplikime edhe me bazë shkollën e mesme profesionale në profilitn teknik të vendit vakant.