DRQLFPPZVL – Instruktor me kohë të pjesshme në Pukë – Menaxhim, sipërmarrje e biznesit të vogël

DREJTORIA RAJONALE E QENDRES  LEVIZESE TE FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK PER ZONEN VERILINDORE

Njoftim për shpalljen e konkursit për  vendin e lire te punes Instruktor me kohe te pjeshme ne Puke.
Në mbështetje të Ligjit nr. 15/2017,  “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”,”,indryshuar me Udhezimin Nr.10 ,date 16.03.2016 .

DRQLFPPZVL shpall konkurimin për  vendin e lire, instruktor me kohe te pjesshme i kursit profesional:

  1. Menaxhim/sipermarrje e biznesit te vogël

 

 

Kriteret e pergjithshme  që duhet të plotësojnë kandidatët jane:

  1. Të ketë një diplomë nga një institucion i arsimit të lartë, qe lidhet me profesionin dhe zhvillimin e kurrikules ( kopje e diplomes dhe e listes se notave e noterizuar)
  2. Te kete jo me pak se dy vjet eksperience pune ne profilin teknik te aplikimit.
  3. Te mos kete masa administrative dhe penale ne fuqi.
  4. Perjashtimisht kur pas 2 shpalljesh konkursi radhazi me nga 10 dite secila nuk ka asnje aplikant me arsim te larte, ne shpalljen e trete do te pranohen aplikante me arsim te mesem profesional sipas profilit teknik te vendit vakant.

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. CV (jetëshkrimi dhe dokumenta mbeshtetese)
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Fotokopje e librezës së punës
  5. Diplome dhe liste notash,-fotokopje e noterizuar.
  6. Certifikata kualifikimesh, fotokopje ose te noterizuara.
  7. Raporti mjeko-ligjor ( vertetim te gjendjes shendetsore)
  8. Deklarata e aplikuesit se ndaj tij nuk jane marre masa disiplinore ne punesimet e meparshme.
  9. Deshmine e penalitetit te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit ose formular vetedeklarimi.

Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen pranë Zyres se Punes Bulqize ose prane  DRQLFPPZVL Tirane me adrese Rruga “Rifat Bodinaku, Godina e Zyres Punes Tirane, Kati 6. , brenda 10 ditesh nga data e shpalljes.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit nr. 6, dt. 24.02.2015.

Konkurimi do të zhvillohet pranë Zyres se Punes Bulqizë në perfundim te afatit 10 ditor nga dita e shpalljes.
Kopje të udhëzimit nr.6 datë 24/2/2015 dhe bazën ligjore do ta gjeni pranë  ose ne sekretarine e DRQLFPPZVL Tirane,  si dhe  në portalin online të Arsimit dhe Formimit Profesional (www.vet.al).

Ne perfundim te vleresimit, komisioni mbledh piket e secilit  aplikant, ben renditjen e tyre dhe e shpall brenda dites ne ambjentet e Zyres se Punes.

Kunder  rezultatit te renditjes, behet ankim brenda 5 diteve pune nga dita e shpalljes prane drejtotrit te DRQLFPPZVL Tirane.

Me kandidatin e renditur ne vend te pare, pas marrjes se miratimit nga Drejtori i Pergjithshem i Sherbimit Kombetar te Punesimit., nenshkruhet kontrate pune me afat te caktuar nga drejtori i DRQLFPPZVL.

Nese pas perfundimit te ketij afati 10 ditor nuk paraqitet asnje kandidat, apo qe te plotesoj kriteret e kerkuara, afati i aplikimit shtyhet edhe per 10 dite kalendarike dhe nese mbas dy shpalljesh te njepasnjeshme nuk paraqitet asnje aplikant qe te permbush kriterin e  arsimit te larte ne drejtimin qe kerkohet , atehere behet nje shpallje e trete me afta 10 ditor,  dhe ne kete rast pranohen aplikime edhe me baze shkollen e mesme profesionale ne profilitn teknik te vendit vakant.