DREJTORIA RAJONALE E QENDRES LEVIZESE TE FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK PER ZONEN VERILINDORE
Njoftim për shpalljen e konkursit për vendin e lire të punës specialist në degen mesimore- Koordinator. në DRQLFPPZVL Tiranë.
Mbështetur në Ligjin Nr. 44/205 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërise”, mbështetur në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punes i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në zbatim të Ligjit Nr. 15/2017 “Për arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, dhe Rregullores, Nr.4041/4 prot, datë 23.11.2018 “Rregullore Organizative e Drejtorive të Formimit Profesional Publik në Republikën e Shqiperisë”
DRQLFPPZVL shpall konkurimin me nje afat 10 ditor, për vendin e punes:
- Specialist ne degen mesimore- Koordinator
Kriteret e pergjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët jane:
- Të ketë një diplomë bachelor dhe master shkencor ( kopje e diplomes dhe e listes se notave e noterizuar).
- Te kete jo me pak se 3 vjet eksperience pune qe lidhet me pozicionin e punes.
- Te mos kete masa administrative dhe penale ne fuqi.
- Te njohe dhe punoj me programet kompjuterike te paketes Office.
- Njohja e nje gjuhe te huaj ( Anglisht, Gjermanisht) perben avantazh
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Kërkesë për aplikim.
- CV (jetëshkrimi dhe dokumenta mbeshtetese
- Fotokopje e kartës së identitetit, dhe e librezës së punës
- Diplome dhe liste notash, fotokopje e noterizuar.
- Certifikata te kualifikimeve, fotokopje ose te noterizuara.
- Raporti mjeko-ligjor ( vertetim te gjendjes shendetsore)
- Deklarata e aplikuesit se ndaj tij nuk jane marre masa disiplinore ne punesimet e meparshme.
- Deshmine e penalitetit te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit .
Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen në protokollin e DRQLFPPZVL Tiranë, me adresë Rruga “Rifat Bodinaku, Godina e Zyres Punës Tiranë, Kati 6.
Ne perfundim te vleresimit, komisioni ploteson proces-verbalin duke bere renditjen dhe e shpall brenda dites ne ambjentet e DRQLFPPZVL.
Kunder rezultatit te shpalljes behet ankimim brenda 5 diteve pune nga dita e shpalljes prane drejtorit te DRQLFPPZVL Tiranë.
Me njërën nga dy kandidaturat e renditura të parat, pasi përzgjidhet dhe miratohet nga Drejtori i Përgjithshem i Sherbimit Kombetar të Punesimit lidhet kontratë pune me afat të caktuar