Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve – Shpallje për konkurrim për pranim në strukturat e hetimit tatimor

Shpallje për konkurrim për pranim në strukturat e hetimit tatimor

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 i ndryshuar “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit, emërimit, vlerësimit dhe marrjen e masave disiplinore për punonjësit e strukturave të hetimit tatimor”, miratuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve nr. 65, datë 04.10.2017, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju njofton hapjen e procedurës për konkrurrim për pranim në strukturat e hetimit tatimor, në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Verior, Jugor e Qendror, dhe Task Force për grupin e pozicioneve:

  • 1 (një) pozicion Inspektor Zbatimi në Sektorin e Zbatimit  (Task Force) në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, DPT, kategoria III-b;
  • 1 (një) pozicion Inspektor Zbatimi në Sektorin e Zbatimit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Qendror, kategoria IV-b;
  • 1 (një) pozicion Inspektor Zbatimi në Sektorin e Monitorimit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Qendror, kategoria IV-a;
  • 3 (tre) pozicione Inspektor Hetimi, në Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Verior kategoria IV-a;
  • 2 (dy) pozicione Inspektor Zbatimi në Sektorin e Zbatimit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Verior, kategoria IV-a;
  • 3 (tre) pozicione Inspektor Zbatimi në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Verior, kategoria IV-b;
  • 1 (një) pozicion Inspektor Hetimi, në Sektorin e Analizës Tatimor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Verior kategoria IV-a;
  • 2 (dy) pozicione Inspektor Hetimi, në Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Jugor kategoria IV-a;
  • 1 (një) pozicion Inspektor Zbatimi në Sektorin e Zbatimit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Jugor, kategoria IV-b;
  • 1 (një) pozicion Inspektor Zbatimi në Sektorin e Zbatimit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Rajoni Jugor, kategoria IV-a.

 

Kriteret e përgjithshme e të posaçme:

Për pranimin në strukturat e hetimit tatimor një kandidat duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar deri në momentin e aplikimit;
e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme sipas pozicionin përkatës.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Inspektor Zbatimi në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Sektori i Zbatimit (Task Force) kategoria III-b- duhet të zotërojë diplomë Master Shkencor në Shkenca Ekonomike dhe Juridike dhe të ketë jo me pak se 2 vjet përvojë pune në profesion.
  • Inspektor Zbatimi kategoria IV-a- duhet të zotërojë minimalisht diplomë Bachelor në Shkenca Ekonomike ose Juridike dhe të ketë jo me pak se 1 vit përvojë pune në profesion.
  • Inspektor Zbatimi kategoria IV-b- duhet të zotërojë minimalisht diplomë Bachelor në Shkenca Ekonomike ose Juridike.
  • Inspektor Hetimi kategoria IV-a- duhet të zotërojë diplomë Master Profesional në Shkenca Ekonomike ose Juridike, diploma Bachelor në të njëjtën fushë dhe të ketë jo me pak se 1 vit përvojë pune në profesion.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kerkese, ku te percaktohen nder te tjera, gjeneralitetet si dhe pika kontakti (Datelindje, Vendlindje, Atesi, Amesi, Adrese e-mail, Tel)
  2. Jetëshkrim
  3. fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor), për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
  4. fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko – ligjor);
  7. vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;
  8. çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet ne menyre elektronike, ne adresen e e-mail rekrutime@tatime.gov.al, dokumentacioni duhet te jete i skanuar ne format PDF, si dhe shoqëruar me një listë dokumentacioni dhe një kërkesë për aplikim ku te percaktohet sakte pozicioni/sektori/rajoni (Drejtoria Rajonale).

Afati për dergimin e dokumentave është data 09.02.2018, ora 00:00. Çdo aplikant i cili brenda afatit te percaktuar, nuk dergon te gjithe dokumentacionin e kerkuar, humbet automatikisht, te drejten e vijimit te fazave te konkurrimit.

 

Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Pas dates 16.02.2018, në faqen zyrtare të internetit te DPT, do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kërkesat e posaçme, si dhe data, vendi dhe ora e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

 

Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar;
  • Njohurite mbi Ligjin Nr. 92/2014 “Per tatimin mbi vleren e shtuar”;
  • Njohurite mbi Ligjin Nr. 8438, date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat” i ndryshuar;
  • Njohurite mbi Ligjin Nr. 9136, date 11.09.2003 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrimeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.400, datë 22.04.2009 “Për detyrat dhe funksionet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor”;

 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a – testimin me shkrim, deri në 70 pikë;
b – intervistën e strukturuar me gojë deri në 30 pikë;

Vëtëm kandidatët që kane marre mbi 70% te pikeve totale te testimit, kanë të drejtë të zhvillojnë intervistën e strukturuar me gojë, te cilet do te njoftohen për vendin dhe orën e zhvillimit vetem nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të DPT-së.

 

Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, DPT do të shpallë listën e kandidatëve fitues në faqen zyrtare të institucionit, te cilet kane marre me teper se 70% te pikeve totale (testim dhe interviste te strukturuar).