DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE VEND I LIRE PUNE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE VEND I LIRE PUNE

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, Urdhrit Nr. 4285/1, datë 28.01.2020 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallet 1 (një) vend i lirë pune për Specialist I ( i parë) Mjek, në DPÇK  Bashkia Tiranë (Kategoria/ Klasa III-b, Grupi 1/2).

Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:

  1. CV
  2. Vërtetim banimi
  3. Çertifikatë personale dhe familjare
  4. Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
  5. Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale
  7. Raport mjeko – ligjor
  8. Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
  9. 2 fotografi
  10. Nr. Llogarie në Bankën Tirana

Disa nga detyrat që duhet të kryejë Specialist I ( i parë) Mjek janë:

1.   Mjeku pediatër i çerdheve dhe kopshteve në QEZHEF, bashkëpunon për të organizuar dhe       koordinuar punën me mjekët e çerdheve dhe kopshteve të Tiranës.

2.   Kontrollon dhe koordinon punën me mjekët e institucioneve (çerdhe e kopshte), për vlerësimin në lidhje me zhvillimin fizik, psikomotor dhe sëmundshmërinë (6 nozologjitë) çdo 6-mujor.

3.   Mjeku i çerdheve kontrollon dokumentacionin (regjistrin e zhvillimit, kartelën e zhvillimit, fletoren e filtrit dhe fletoren e sëmundshmërisë).

4.  Konsulton dhe jep zgjidhje për problemet që dalin nga vlerësimet e mjekëve të institucionit, duke i dokumentuar në kartelën e zhvillimit të fëmijës.

5.  Të ketë dijeni për numrin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte.

6.  Të mbajë lidhje të rregullta me mjekët e çerdheve dhe kopshteve për të evidentuar fëmijët me probleme të rritjes së zhvillimit.

7.   Harton programin e stinës së nxehtë dhe të ftohtë për marrjen e masave higjeno-sanitare në të gjitha institucionet.

8.   Mban lidhje me institucione të shëndetit publik, për ndjekjen e rasteve me sëmundje infektive dhe merr masa për dezinfektim.

9.   Kontrollon dietën e fëmijëve sipas normativave të përcaktuara në menunë e re, sipas grupmoshave për çdo ditë të javës.

10. Kontrollon higjenën e mjediseve të jashtme dhe të brendshme, si dhe elementët e strukturës së mjediseve sipas grupmoshës dhe raporton në QEZHEF.

11.  Ndjek përshtatshmërinë e programit me detyrat e lëna nga mjeku për zhvillimin fizik dhe psikomotor të fëmijëve.

12.  Bashkëpunon me ekipin multidisiplinar për kualifikimin profesional të përgjegjëseve, edukatoreve/mësueseve dhe mjekëve të kopshteve dhe të çerdheve.

13.  Bashkëpunon me grupin e specialistëve për zhvillimin e shëndetit fizik e psikomotor të fëmijëve në çerdhe.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si Specialist I ( i parë) Mjek, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

Të ketë arsimin e lartë Mjekësi/Pediatri;

          Të plotësojë kriteret ligjore për ushtrimin e profesionit.

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 27.07.2020.

* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al.