BIBLIOTEKA KOMBËTARE, VENDE TE LIRA PUNE

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, bazuar në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 7995, datë 20.09.1995, “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar; Ligjit nr. 8576, datë 3.02.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Mbështetur në Vkm Nr.326 datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në administratën publike”, si dhe në zbatim të Urdhrit nr. 122, datë 17.9.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Bibliotekës Kombëtare” të Kryeministrit, në vijim njofton:

  •  Shpalljen për konkurs për vendin e lirë të punës në pozicionin “Ndihmësbibliotekar”, pranë Sektorit të Koleksioneve, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. (Paga e pozicionit të punës: Klasa e pagës: (VI), në zbatim të Vkm Nr. 326 datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në administratën publike”,
  • Shpalljen për konkurs për vendin e lirë të punës në pozicionin “Ndihmësbibliotekar”, pranë Sektorit të Katalogimit, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. (Paga e pozicionit të punës: Klasa e pagës: (VI), në zbatim të Vkm Nr. 326 datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në administratën publike”,

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 2 Njoft dt27.5.24 Vend i Lire pune Pozic Ndihmësbibliotekar Sek Katalog,  1 Njoft dt 27.5.24 Vend i Lire pune Pozic Ndihmësbibliotekar Sek Kolek