BASHKIA VORË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, VKM-së nr. 242 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar, po ju dërgojmë njoftimet e verifikimit paraprak për lëvizjen paralele për kategoritë si më poshtë:

 

1. Në kategorinë e ulët drejtuese

 

– Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Kullimit, Vaditje, Diga Veterinarisë pranë drejtorisë së Administrimit, Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës.

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.

Për sa më lart plotësimi i këtij pozicioni do të vazhdoj me procedurën e Ngritjes në Detyrë sipas njoftimit në shpalljen e këtij pozicioni.

2. Në kategorinë ekzekutive

 

– 1 (një) Specialist në Sektorin e Medias pranë Drejtorisë së Medias, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.

Për sa më lart plotësimi i këtij pozicioni do të vazhdoj me procedurën e pranimit ne shërbimin civil sipas njoftimit në shpalljen e këtij pozicioni.

 

– 1 (një) Specialist në Sektorin e Kontrollit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.

Për sa më lart plotësimi i këtij pozicioni do të vazhdoj me procedurën e pranimit ne shërbimin civil sipas njoftimit në shpalljen e këtij pozicioni.

2 (dy) Specialistë në Sektorin e Pyjeve pranë drejtorisë së Administrimit, Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës.

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se për 1 pozicionin Specialist, kandidati fitues është:

Z. Ndriçim Shera.

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 13.02.2023 ora 11:00 në ambjetet e Bashkisë Vorë.

Për sa i përket pozicionit tjetër, plotësimi i tij do të vazhdoj me procedurën e pranimit në shërbimin civil sipas njoftimit në shpalljen e këtij pozicioni.