Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 I ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe Vendimit Nr. 243, Datë 18.03.2015, I ndryshuar me VKM Nr. 746, Datë 19.12.2018 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, po ju dërgojmë për publikim në Portalin “Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive” njoftimin për verifikimin paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese si dhe verifikimin paraprak për pranim në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionet:
- 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Objekteve në Bashkëpronësi, Drejtoria e Objekteve në Bashkëpronësi dhe Emergjencat Civile
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlersimit është: Znj. Besjana Subashi
- 1 (një) Specialistë Informimi në Sektorin e Informimit dhe Monitorimit të Performancës, Drejtoria e Informimit, Integrimit Evropian, Projekteve Strategjike dhe Monitorimit të Performancës.
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është: Znj. Grisela Elmazi
- 1 (një) Specialist Projektesh në Sektorin e Integrimit Evropian dhe Projekteve Strategjike, Drejtoria e Informimit, Integrimit Evropian, Projekteve Strategjike dhe Monitorimit të Performancës.
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është: Znj. Sara Guçe
- 1(një) Specialist Media pranë Drejtorisë së Medias Teknologjisë dhe Inovacionit.
Nga verifikimi paraprak rezulton se për pozicionin e mësipërm kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është: Znj. Amanda Sina
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 19.06.2024 ora 10:00 pranë ambjenteve të Bashkisë Vorë.
Intervista me gojë do të zhvillohet më datë 19.06.2024 ora 14:30 pranë ambjenteve të Bashkisë Vorë.