Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 I ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe Vendimit Nr. 243, Datë 18.03.2015, I ndryshuar me VKM Nr. 746, Datë 19.12.2018 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, po ju dërgojmë për publikim njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për vendet e lira të punës në kategorinë si më poshtë:
Në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin:
- 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Objekteve në Bashkëpronësi, Drejtoria e Objekteve në Bashkëpronësi dhe Emergjencat Civile
Në kategorinë ekzekutive për pozicionet:
- 1 (një) Specialistë Informimi në Sektorin e Informimit dhe Monitorimit të Performancës, Drejtoria e Informimit, Integrimit Evropian, Projekteve Strategjike dhe Monitorimit të Performancës.
- 1 (një) Specialist Projektesh në Sektorin e Integrimit Evropian dhe Projekteve Strategjike, Drejtoria e Informimit, Integrimit Evropian, Projekteve Strategjike dhe Monitorimit të Performancës
- 1(një) Specialist Media pranë Drejtorisë së Medias Teknologjisë dhe Inovacionit.
Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.
Për sa më lart plotësimi i këtyre pozicioneve do të vazhdoj me procedurën e rradhës sipas njoftimit në shpalljen e këtyre pozicioneve.