Bashkia Vau i Dejës – Vende vakante

BASHKIA VAU DEJËS

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË,DHE PRANIMI NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL, NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

 

Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit Urban dhe Menaxhim Territorit,  Drejtoria e  Planifikimit Urban dhe Investimeve Publike, kategoria: III-a/1

 

Lloji i diplomës – ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomati.

Niveli i diplomes-Master Shkencor

 

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar,’ VKM-së Nr.142 datë 12.03.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura” i ndryshuar ; si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Vau Dejës, shpall procedurat e lëvizjes paralele , ngritjes në detyrë, dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë e mesme dhe të ultë drejtuese, për grupin e pozicioneve:

 

Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit Urban dhe  Menaxhim Territorit,  Drejtoria e e Planifikimit Urban dhe Investimet Publike, kategoria: III-a/1

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për:

 

 

LEVIZJE PARALELE: 03.10.2019

 

NGRITJE NË DETYRË:  08.10.2019


   

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

 

  • Përshkrim i Përgjithshëm

Janë pjesë e Drejtorisë së Planifikimit Urban  dhe Investimeve Publike. Merren me hartimin, zbatimin, ndjekjen dhe aplikimin për projekte. Mirëadministrimin e çdo çështje që lidhet me zhvillimin e territorit, duke filluar me vlerësimin dhe shqyrtimin e kërkesave për lejimin e kryerjes së punimeve për zhvillimin e tokes ose të sruktures në të, deri në vendimarrje, në përputhje me përcaktimet e detyrueshme të potikave të hartuara, planeve rregullatore të miratuara dhe legjislacionit në fuqi, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi oragizative. Identifikimi, analizimi dhe hartimi i politikave dhe projekteve në fushen e investimeve publike, si dhe ndjekja dhe realizimi i tyrë.

 

DETYRAT

  • Është në varësi të drejtorit të drejtorisë
  • Është përgjegjës për kontrollin dhe monitorimin e aktiviteteve të sektorit dhe siguron përmbushjen e tyre sipas planit.
  • Është përgjegjës për korrigjimin e çdo shmangieje të konsiderueshme që mund të ekzistojë mes objektivave dhe rezultatit faktik.
  • Kontrolli ndodh gjatë zhvillimit të punës dhe ushtrohet  në  bazë  të  autoritetit  organizativ duke u mbështetur në rregulla, procedura dhe politika.
  • Jep kontribut në procesin e vendimmarrjes të nivelit të mesëm drejtues, sipas fushës së ekspertizës, nëpërmjet sigurimit të të dhënave të detajuara dhe analizave, të cilat mbështesin linjën e propozuar të veprimit.
  • Ndjek zbatimin e sugjerimeve/rekomandimeve të lëna gjatë kontrollit të brendshëm financiar (auditi).
  • Zgjidh probleme lidhur me aktivitetet e përditshme që ndikojnë në arritjen e rezultateve faktike të sektorit.
  • Vendimmarrja është konstante, në përputhje me kuadrin ligjor, procedurat dhe standardet.
  • raporton dhe përgjigjet direkt tek drejtori  i  drejtorisë  i cili vendos mbi çështjet procedurale të lidhura me veprimtarinë e sektorit;
  • puna në këtë pozicion ndikon në veprimtarinë e drejtorisë përkatëse.
  • Ndan detyrat midis specialistëve të sektorit
  • Bën vlerësimin e specialistëve të sektorit sipas legjislacionit në fuqi
  • Bashkë me specialistët ndjek korrespodencën zyrtare

 

  1. LËVIZJA PARALELE

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA:

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a/1;
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët për pozicionin ,   Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit Urban dhe Menaxhim Territorit,  Drejtoria e e Planifikimit Urban dhe Investimet Publike  kategoria: III-a /1 duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të jetë diplomuar në ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomatik-
  • Të ketë mbi 3 vite punë në profesion
  • Të ketë Master Shkencor në shkenca ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomatik-
  • Një gjuhë të huaj e mbrojtur (njohuri e certifikuar)

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë në zyrën e  Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njërëzore, të Bashkisë Vau Dejës, këto dokumente:

  1. Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
  2. Një kopje të jetëshkrimit (CV).
  3. Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
  4. Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njehsuar pranë Ministrisë së Arsimit.
  5. Fotokopje e diplomës me listën e notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  6. Fotokopje e vlerësimit të fundit vjetor.
  7. Fotokopje të librezës së punës e plotësuar.
  8. Certifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
  9. Fotokopje e letërnjoftimit (kartë Identiteti).
  10. Vërtetim te gjendjes gjyqësore dhe shëndetësore.(Dëshmi penaliteti dhe raport mjekësor).

 Dokumentat duhet të dorëzohen me postë brenda datës 03.10.2019

 

1.3   REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 04.10.2019, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vau Dejës do të shpallë në portalin ”Shërbimi Kombëtar të Punësimit”, në faqen zyrtare të Internetit të Bashkisë në stendën e informimit të publikut., listën paraprake të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vau Dejës, për shkaqet e moskualifikimit në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak të kandidatëve në rrugë elektronike përmes emalit të paraqitur nga kandidati në dokumentacionin e aplikimit.

Kandidatët që nuk kualifikohen kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 3 tri ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit në Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe ankuesi merr përgjigje brenda brenda 5 ditëve  kalendarike nga data e depozitimit te saj.

Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall listën  e verifikimit përfundimtar  të kandidatëve si dhe datën dhe vendin e saktë se ku do të zhvillohet konkurrimi.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

   

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  • Ligji Nr.139/2015 “Për vetqeverisjen Vendore’
  • Ligji Nr.152/2015”Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar
  • Ligji Nr. 107/2014 Për Planifikimin Dhe Zhvillimin e Territorit
  • Ligj Nr. 73/2015 Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr. 107/2014 “Për Planifikimin Dhe Zhvillimin E Territorit”
  • Ligji Nr. 9290, datë 7.10.2004 PER produktet e ndertimit
  • Ligji Nr. 111, datë 3.12.2012 Për Menaxhimin E Integruar Të Burimeve Ujore
  • Ligji Nr. 8402, Datë 10.9.1998 Per Kontrollin Dhe Disiplinimin E Punimeve Te Ndertimit
  • VKM Nr. 408, date 13.08.2015 “Per miratimin e Rregullores se Zhvillimit te Territorit”
  • Ligji Nr.8485, datë 12.5.1999 KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
  • Ligji Nr 183/2014 për disa shtesa dhe ndryshie në ligjin nr 9780 datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” të ndryshuar
  • VENDIM Nr.862, datë 5.12.2007 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga inspektorati ndërtimor e urbanistik kombëtar e ai vendor”,

si dhe akte nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70% të pikëve) në rast të kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohet parashikimi i pikës 23, të Kreut II të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242 dt.18.03.2015 ‘Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.

Komisioni  njofton për vendimin e përzgjedhjes, Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, do të njoftojë për rezultatet në mënyrë individuale , të gjithë aplikantët.

Të gjithë kandidatët pavarësisht nga e drejta për tu ankuar në gjykatë administrative, ka të drejtë të bëjë ankesë me shkrim, pranë Komitetit të pranimit të lëvizjes paralele, për rezultatin e pikëve, brenda tri ditëve kalendarike nga data njoftimit individual, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, kthen përgjigje ankuesit brenda pesë ditëve kalendarike, nga data e përfundimit të afatit të ankimit .

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në

  • në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” ,
  • në faqen zyrtare të Bashkisë Vau Dejës
  • stendën e publikimeve të Bashkisë Vau Dejës

 

  1. NGRITJA NË DETYRË

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur  në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim  të procedurës së lëvizjes paralele,  rezulton  se është  ende vakant, ai është  i vlefshëm  për  konkurrimin  nëpërmjet procedurës  së  ngritjes  në  detyrë.  Këtë informacion do ta merrni në faqen e shërbimit kombëtar të punësimit.

 

2.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Vetëm në rast se pozicioni i renditur  në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim  të procedurës së lëvizjes paralele,  rezulton  se është  ende vakant, ai është  i vlefshëm  për  konkurrimin  nëpërmjet procedurës  së  ngritjes  në  detyrë.  Këtë informacion do ta merrni në faqen e shërbimit kombëtar të punësimit.

Për  këtë  procedurë kanë  të  drejtë  të  aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm  një kategori  më e ulët), të punësuar në  të  njëjtin  apo  në  një  institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen  në  detyrë  dhe  kërkesat  e veçanta  për vendin e lirë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për ngritje detyrë si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori IV-a ose III-b
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët për pozicionin  Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit Urban dhe Menaxhim Territorit,  Drejtoria e  Planifikimit Urban dhe Investimeve Publike kategoria: III-a /1  duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të jetë diplomuar në bachelor në ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomatik-
  • Të ketë mbi 3 vite punë në profesion
  • Të ketë Master Shkencor në shkenca ing ndërtimi- ing urbanist- ing gjeomatik-
  • Një gjuhe të huaj e mbrojtur (njohuri e certifikuar)

 

2.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët  që  aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a  –  Jetëshkrim  i  plotësuar  në  përputhje  me dokumentin tip që e gjeni në linkun http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard (http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime- manuale/60-jeteshkrimi-standard)

b – Fotokopje të diplomës  (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës  së  Shqipërisë  të  përcillet  njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h  – Vërtetim nga  institucioni  që  nuk  ka  masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër  që vërteton trajnimet,   kualifikimet,   arsimin   shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë brenda datës 08.10.2019, në adresë të Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në Bashkinë Vau Dejës.

 

2.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 04.10.2019 NJBNJ do të shpallë në portalin ”Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e Internetit të Bashkisë Vau Dejës dhe në stendën e informimit të publikut, listën paraprake te kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore,  për shkaqet e moskualifikimit., në rrugë elektronike nëpërmjet e-mailit.

Ankesat nga kandidatet paraqiten në Njësinë Përgjegjëse të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore brenda 5 ditëve kalendarike dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike  nga data e depozitimit te saj.

   

2.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  • Ligji nr.139/2015 “Për vetqeverisjen Vendore’
  • Ligji Nr.152/2013 “Per Nepunesin Civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
  • Ligj Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
  • Ligj nr. 120/2014 datë 18.9.2014 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligji nr.9887/datë 10.03.2008”për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkisë Vau Dejës.Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 pikë të cilat ndahen përkatësisht:

  1. 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;
  2. 25 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
  3. 60 pikë për vlerësimin me shkrim.

 

Njoftimi do të bëhet:

–    në faqen zyrtare të Bashkisë Vau Dejës

–    në stendën e informimit publik të Bashkisë Vau Dejës

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në e-mail: info@vaudejes.gov.al

 

NJËSIA E MANAXHIMT TË BURIMEVE NJËREZORE