BASHKIA VAU DEJËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut IV, pika 2 e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për lëvizje paralele, njofton se për pozicionin:

 

  •  (Një) Specialist në Sektorin e Zhvillimit të Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është znj. Mirela Lala.

 

Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 26 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut II, pika 11 e Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për lëvizje paralele, njofton se për pozicionet:

 

  • Përgjegjës i Sektorit të Taksave dhe Tarifave Vendore
  • Përgjegjës i Emergjencave Civile

 

Mbyllet procedura e lëvizjes paralele për kategorinë e ulët drejtuese pa konkurentë dhe pa fitues.