BASHKIA VAU DEJËS, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të Nenit 25 dhe të Nenit 26, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM-së Nr.142 datë 12.03.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e mesme dhe të lartë drejtuese”, i ndryshuar, Bashkia Vau Dejës, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionet:

· Përgjegjës i Sektorit të Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Veterinarisë

· Përgjegjës i Sektorit të Arsimit, Rinisë dhe Sportit

· Përgjegjës i Sektorit të Integrimit Europian

· Përgjegjës i Sektorit të Ndihmës Ekonomike dhe PAK

· Përgjegjës i Sektorit të Mbrojtjes dhe Inspektimit në Pyje dhe Kullota

· Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit

· Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Publike

· Përgjegjës i Sektorit të Zyrave të Integruara me Një Ndalesë

· Përgjegjës i Sektorit të Strehimit Social

· Përgjegjës i Sektorit të Investimeve dhe Projekteve Publike

· Përgjegjës i Sektorit të GIS dhe Kadastrës

· Përgjegjës i Sektorit të Mbrojtjes, Parandalimit dhe Mbulimit të Terrenit

Niveli i diplomës-Master Shkencor

Kategoria e pagës: III-a/1

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje Vende Pune, Pergjegjës