Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. 495-Përgjegjës Sektori – Sektori i Trajnimit dhe Zhvillimit, Drejtoria e Procedurave të Burimeve Njerëzore dhe Trajnim Zhvillimit, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik dhe Burimeve Njerëzore, Bashkia Tiranë – Kategoria: III-a
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
1. Dafina Dodoveci
2. Patrizia Bardhaj
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 30/12/2019 ora 14.00 Bashkia Tirane
- 500- Specialist – Sektori i Zhvillimit Ekonomik Rural, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural, Drejtoria e Pergjithshme e Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik, – Kategoria: III-b
- Elton Bodini
- Manjola Shllaku
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 09/01/2020 ora 14.00 Bashkia Tirane