BASHKIA TIRANE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, Bashkia Tirane, ju njoftojnë se për pozicionet si vijon,:

  • 162-Specialist, Sektori I Prokurimeve të Infrastrukturës Publike, Drejtoria e Prokurimeve të Infrastrukturës Publike,Bashkia Tiranë, Kategoria III-b

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar.

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të Ngritje në detyrë dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • 159- Përgjegjës Sektori, Sektori i Shërbimeve Shëndetësore në Komunitet,Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor dhe Shërbimet e Integruara, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale ,Bashkia Tiranë, Kategoria III-a

Kandidatët e kualifikuar janë:

1. Megi Muka

2. Shaqe Fejzo

A.Testimi do të zhvillohet më datë 24/06/2024, ora 11:00 Bashkia Tiranë.

B.Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 24/06/2024 , ora 12:00 Bashkia Tiranë