Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të procedures se ankimimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të Ngritje në detyrë dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 154- Drejtor, Drejtoria e Lejeve për Zhvillimin e Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Bashkia Tirane, Kategoria: II-b
Kandidati i kualifikuar është:
1. Dition Shkurtaj
A. Testimi do të zhvillohet më datë 6/06/2024, ora 11:00 Bashkia Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 6/06/2024 , ora 12:00 Bashkia Tiranë.
- 155- Drejtor,Drejtoria e Studimit dhe Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit,Bashkia Tiranë, Kategoria: II-b
Kandidati i kualifikuar është:
1. Eva Hoxha
A.Testimi do të zhvillohet më datë 7/06/2024, ora 11:00 Bashkia Tiranë.
B.Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 7/06/2024 , ora 12:00 Bashkia Tiranë.
- 156- Përgjegjës Sektori, Sektori i Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit, Njësia Administrative Dajt, Bashkia Tiranë, Kategoria: III-a
Kandidati i kualifikuar është:
1. Klodiana Kule
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 7/06/2024, ora 11:00 Bashkia Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 7/06/2024 , ora 12:00 Bashkia Tiranë.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, Bashkia Tirane, ju njoftojnë se për pozicionet si vijon,:
- 160-Specialist, Drejtoria e Monitorimit të Takses dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë, Kategoria: III-b
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar.