BASHKIA TIRANE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të Ngritje në detyrë dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • 146- Përgjegjës Sektori, Sektori i Prokurimeve të Infrastrukturës Publike, Drejtoria e Prokurimeve të Infrastrukturës Publike, Bashkia Tiranë – Kategoria: III-a

Kandidati i kualifikuar është: Klementin Syla

A.Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 7/05/2024, ora 11:00 Bashkia Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 7/05/2024, ora 12:00 Bashkia Tiranë.

  • 142-Përgjegjës Sektori, Sektori i Zbatimit të Buxhetit, Drejtoria e Buxhetit, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë, Kategoria III-a

Kandidatët e kualifikuar janë:

  1. Marjola Hamzallari
  2. Marsida Shahini

Testimi do të zhvillohet më datë 26/04/2024, ora 11:00 Bashkia Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 26/04/2024, ora 12:00 Bashkia Tiranë.

 

  • 147- Përgjegjëa Sektori, Sektori i Prokurimit të Objekteve Publike, Drejtoria e Prokurimeve të Infrastrukturës Publike, Bashkia Tiranë – Kategoria: III-a

Kandidati i kualifikuar është:

1- Sonila Kastrati

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 7/05/2024, ora 11:00 Bashkia Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 7/05/2024, ora 12:00 Bashkia Tiranë.

 

  • 143-Përgjegjës Sektori ,Sektori i Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit,Njësia Administrative Dajt, Bashkia Tiranë, Kategoria III-a

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar

 

  • 148- Përgjegjës Sektori, Sektori i Zhvillimit, Drejtoria e Inovacionit, Zhvillimit dhe GIS, Drejtoria e Përgjithshme e Qeverisjes Elektronike dhe Inovacionit, Bashkia Tirane – Kategoria: III-a

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar.