Mbajtur sot më datë 31.01.2024, në DPÇK, në zbatim të Vendimit Nr. 987, datë 10.01.2022, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Administratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, “Kodi i Sjelljes dhe Etikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve” Nr. 1349/5 prot, datë 12.12.2023, Vendimit Nr. 131, datë 22.12.2023, të Këshillit Bashkiak “Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 50, datë 03.05.2023, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të institucioneve të varësisë”, Urdhërit Nr. 578, datë 12.07.2022 Për ndryshimin e Urdhrit Nr. 1030 datë 01.11.2021 “Për ndryshimin e komisionit të vlerësimit të kritereve të punësimit”, shpalljes dhe njoftimit në faqen zyrtare të DPÇK të vendeve të lira, si dhe Dërgimit të Informacionit Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive sipas shkresës Nr. 92 prot, datë 19.01.2024 për vendet e lira, u shqyrtua nga komisioni dokumentacioni i depozituar nga aplikantët dhe kërkesat për punësim:
Konkretisht CV-të, kërkesat e aplikantëve për 1(një) vend vakant në pozicionin Përgjegjës Finance pranë INND.
Rezulton se, aplikuan për pozicionin e punës si Përgjegjës Finance pranë INND 3 kandidatë. Nga Agjencisa Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive Tiranë nuk rezulton të jetë përcjellë asnjë kandidaturë.
Nga shqyrtimi i kërkesave dhe dokumentacionit u njoftua për fazën e dytë të intervistës 3 aplikantë, pasi u konsideruan si kandidaturat që plotësonin kriteret e parashikuara në Rregullore.
Në datë 30.01.2024 ora 09.00-10.00 u zhvilluan intervistat me gojë me kandidatët, lidhur me motivimin e tyre për pozicionin e aplikuar dhe objektivat që ata synojnë të arrijnë nëse përzgjidhen fitues.
Në fazën e dytë të intervistimit u paraqitën 3 aplikante për pozicionin e Përgjegjës Finance pranë INND.
Komisioni gjykoi që, përgjigjet dhe objektivat e kandidatëve nuk ishin të kënaqshme, në përputhje me kriteret e përcaktuara për këtë pozicion pune, për rrjedhojë procedura shpallet pa fitues.