Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nr.3717/2, datë 01.02.2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Shërbimeve Funerale, njësi në varësi të Bashkisë Tiranë” (të ndryshuar).
Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit për vendin e lirë të punës për pozicionin:
Specialist Inxhinier Ndërtimi (1 Specialist)
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë në:
- Ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 për “Kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” (të ndryshuar).
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
- Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individale në punë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
- Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidati i cili kalon në fazën e dytë të konkurimit për pozicionin Inxhinier Ndërtimi është:
- Zhaneta Shutina
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 02 Nëntor 2020 ora 10.00, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve Funerale.