BASHKIA SHKODËR, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar,

Bashkia Shkodër, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin :

 

– Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik

Kategoria e pagës II-b

 

Nuk ka kandidat/kandidatë i/të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar;

Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për proçedurën e lëvizjes paralele, për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionet :

– Përgjegjës, Sektori i Sinjalistikës, Transportit dhe Mobilitetit,

Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndjekjes së Investimeve të infrastrukturës

kategoria e pagës III-a

 

– Përgjegjës, Sektori i Marketingut dhe Shërbimeve për Vizitorin, Drejtoria e Turizmit kategoria e pagës III-a

 

– Përgjegjë, Sektori për Emergjencën dhe Mbrojtjen Civile,

Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndjekjes së Investimeve të infrastrukturës

kategoria e pagës III-a

 

– Përgjegjës, Sektori i Përfshirjes Sociale, CPU Strehimit, Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik

 

Nuk ka kandidat/kandidatë i/të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit