Bashkia Shkoder, Rezultatet e verifikimit

Komisioni i vlerësimit të dokumentacionit të ngritur me Urdhërin nr. 1059 dt.12.09.2023 “Për ngritjen e komisionit të shqyrtimit të dokumentacionit”, të shpalljeve për vende të lira me shkresën nr.12027 dt. 29.08.2023, me shkresën nr. 12029 dt.29.08.2023, me shkresën nr. 12028 dt.29.08.2023, vendosi kualifikimin e kandidatëve si më poshtë :

1.Kandidatë që kualifikohen në bazë të dokumentacionit për pozicionin:

 

Drejtor, Dega Ekonomike e Kulturës ,

 

Kandidatë të kualifikuar janë :

 

1. Ledia Dushi

 

 

2.Kandidatë që kualifikohen në bazë të dokumentacionit për pozicionin:

 

Drejtor, Teatri “Migjeni”

 

Kandidatë të kualifikuar janë :

 

1. Albri Brahusha

2. Arjan Çuliqi

3. Sara Smajaj

 

3. Kandidatë që kualifikohen në bazë të dokumentacionit për pozicionin:

 

Drejtor, Qendra Kulturore e Femijëve “Kujtim Alija”,

 

Kandidatë të kualifikuar janë :

 

1. Anton Kaftalli

2. Orjeta Laro

 

Kandidatët e kualifikuar brenda datës 22.09.2023 duhet të dorëzojnë platformën për menaxhimin e institucionit pranë Z1N në Bashkinë Shkodër

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,

Në përfundim të afatit të ankimimit për fazën e shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim :

– Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën vijuese të konkurimit janë:

 

-1 (një) specialist, Sektori i Menaxhimit të aseteve dhe aksioneve të ndërmarrjeve, Drejtoria Juridike

kategoria e pagës III-b

Arjan Vasija

-1 (një) Specialist, Sektori i Përfshirjes Sociale, CPU Strehimit, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik,

kategoria e pagës III-b

Melisa Jahja

Norbert Toma

 

Kandidatët e kualifikuar për pranim në shërbimin civil do të paraqiten për zhvillimin e testimit me shkrim me datë 22.09.2023, ora 11:00, pranë ambienteve të Bashkisë Shkodër.

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar;

Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall përfundimin e proçedurës së lëvizjes paralele, për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionin :

 

– Drejtor, Drejtoria e të Ardhurave

Kategoria e pagës II-b

 

 

Nuk ka kandidat/kandidatë i/të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; të Kreut III, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar;

Bashkia Shkodër, në përfundim të verifikimit paraprak, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin :

 

 

 

– Drejtor, Drejtoria e të Ardhurave

Kategoria e pagës II-b

 

Kandidatë të kualifikuar janë :

 

1. Halit Bilali