BASHKIA POGRADEC – VENDE TE LIRA PUNE

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:

  • 1 (Një) Pozicion – Specialist për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pranë Sektorit të Përfshirjes sociale, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së fëmijëve, Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Kategoria e pagës IV-a.

Për të gjitha proçedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE:  20 Shtator 2020

Afati për dorëzimin e dokumentave pranim NË SHËRBIMIN CIVIL:  25 Shtator 2020

Për më tepër klikoni në linkun e bashkangjitur : Specialist për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (shpallje)