Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec:
Njofton se:
1 (Një) Pozicion – “ Përgjegjës ”, pranë Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Kushteve të Kontratës, Lejeve të Ndërtimit , Drejtoria e Planifikimit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit , Kategoria e pagës III-a/1.
Kandidati që plotëson kriteret për t’u kualifikuar në fazën e dytë të konkurrimit është:
Z. Taulant Fejzo
Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 13.12.2022 në orën 10:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet datë 15.12.2023 në orën 10:00, pranë ambienteve të Bashkisë Pogradec.