BASHKIA POGRADEC, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22, si dhe VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, pika 1, shkronja a, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për konkurrim dhe procedurës për pranimin në shërbimin civil në pozicionin e mëposhtëm :

  • 1 (një) Pozicion- Specialist për migracionin dhe diasporën, Sektori i përfshirjes sociale, barazisë gjinore dhe mbrotjes të fëmijëve, Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Kategoria e pagës IV-a.

Njofton se:

Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të posaçme të pozicioneve të lira dhe që kualifikohen për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është si më poshtë: 1. Klea Agolli

Testimi me shkrim dhe intervista do të zhvillohet në datë 22.04.2024 në orën 11:00, dhe intervista e strukturuar në datë 24.04.2023 në ambientet e Bashkisë Pogradec

 

Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec:

Njofton se:

  • 2 (Dy) Pozicione “Specialist për trajtimin e titujve të pronësisë”, pranë Sektorit të Trajtimit të Konflikteve të Titujve të Pronësisë, Drejtoria e Emergjencave Civile, Strehimit dhe Administrimit të Tokës Bujqësore në NJ.A , Transportit dhe Shërbimeve , Kategoria e pagës IV-b.

Kandidatët që plotësojnë kriteret për t’u kualifikuar në fazën e dytë të konkurrimit janë:

1. Z. Dritan Dragoi

2. Z. Nilson Ohrani

Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 22.04.2024 në orën 10:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet datë 24.04.2024 në orën 10:00, pranë ambienteve të Bashkisë Pogradec.