BASHKIA PEQIN, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 ”Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:

· 1 (një) Pergjegjes i Sektorit të Shërbimit Bujqësor – Kategoria: III-b

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

· Zj.Xhensila Bixi

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 31.07.2023, ora 13:00 në ambientet e Bashkise Peqin, Blv “Mustafa Gjinishi”, Peqin.