BASHKIA MIRDITË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 22, 23, 24 dhe 25 të ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr.243 dt.18.03.2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele, emërimin dhe periudhën e provës për kategorinë ekzekutive të nëpunësve civil”, ndryshuar me VKM nr.746 datë 19.12.2018 Bashkia Mirditë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:

  • 2(dy) pozicione “Specialist për Projektet dhe Rininë ” pranë Njësisë për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Projekteve, në varësi të Drejtorisë Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Marrëdhënieve me qytetarët- kategoria ekzekutive IV-a
  • “Specialist i mbetjeve urbane dhe Supervizor i Sipërmarrjeve Private” pranë Sektorit të Planifikimit, Hartimit, Projekteve dhe Monitorimeve të Investimeve, në varësi të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Bashkia Mirditë – kategoria ekzekutive , klasa IV-a
  • “Specialist për Asetet dhe Pasuritë e Palujtshme”- pranë Sektorit të Planifikimit Hartimit Projekteve dhe Monitorimit të investimeve, në varësi të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territori, Bashkia Mirditë – kategoria ekzekutive, klasa IV-a.
  • “Specialist Jurist/Inxhinier/Arkitekt”- pranë Sektorit të Zhvillimit të Territorit dhe Aplikimeve të lejeve, në varësi të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Bashkia Mirditë – kategoria ekzekutive, klasa IV-a

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Fw_ Njoftim per publikim