Në zbatim nenit 22,23,24,25 të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr.242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, ndryshuar me VKM nr.748 dt.19.12.2018, Njesia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mirditë njofton se për pozicionet:
1. Drejtor i Drejtorisë Burimeve Njerëzore Juridike dhe Marrëdhënieve me Qytetarët
2. Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Tatim Taksave
3. Drejtor i Drejtorisë Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
Kandidatët e kualifikuar në vlerësimin paraprak nga “Njësia përgjegjese e Burimeve Njerëzore” për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, në procedurën e lëvizjes paralele:
Nuk ka asnjë kandidat që ka aplikuar, në asnjërën nga pozicionet e shpallura, për procedurën e lëvizjes paralele, ndaj procedura konsiderohet e mbyllur, për të vazhduar me procedurën e ngritjes në detyrë, bazuar në VKM nr.242, dt.18.03.2015 I ndryshuar “Për plotësimin e vendeve të lira të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese’’.