Në zbatim të neneve 22, 23, 24, 25 të Ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015, I ndryshuar “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë Ekzekutive”, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mirditë njofton se për pozicionin:
- “Specialist – Jurist/Inxhinier/Arkitekt”- sektori i Zhvillimit të Territorit dhe Aplikimeve të Lejeve, në varësi të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Bashkia Mirditë
Kandidatët e kualifikuar në vlerësimin paraprak nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, në procedurën e lëvizjes paralele:
Nuk ka asnjë kandidat që ka aplikuar, për procedurën e lëvizjes paralele, ndaj procedura konsiderohet e mbyllur, për të vazhduar me procedurën rekrutimit në Sh.C, bazuar në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë Ekzekutive”.
- “Specialist për Asetet dhe Pasuritë e Palujtshme”- pranë Sektorit të Planifikimit Hartimit Projekteve dhe Monitorimit të investimeve, në varësi të Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territori, Bashkia Mirditë
Kandidatët e kualifikuar në vlerësimin paraprak nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, në procedurën e lëvizjes paralele:
Nuk ka asnjë kandidat që ka aplikuar, për procedurën e lëvizjes paralele, ndaj procedura konsiderohet e mbyllur, për të vazhduar me procedurën rekrutimit në Sh.C, bazuar në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë Ekzekutive”
- 2(dy) pozicione “Specialist për Projektet dhe Rininë ” pranë Njësisë për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Projekteve, në varësi të Drejtorisë Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Marrëdhënieve me Qytetarët, Bashkia Mirditë
Kandidatët e kualifikuar në vlerësimin paraprak nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit, në procedurën e lëvizjes paralele:
Nuk ka asnjë kandidat që ka aplikuar, për proçedurën e lëvizjes paralele, ndaj procedura konsiderohet e mbyllur, për të vazhduar me procedurën rekrutimit në Sh.C, bazuar në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë Ekzekutive”.
- “Përgjegjës Sektori Arkiv-Protokoll”, në varësi të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Marrëdhënieve me Qytetarët. – Bashkia Mirditë.
Kandidatët që plotësojnë kushtet për klasifikim paraprak, për të vazhduar konkurimin për fazën e testimit me shkrim janë:
Nuk është paraqitur asnjë kandidat/konkurent që plotëson kushtet dhe kriteret e kërkuara ndaj procedura e ngritjes në detyrë.
- “Përgjegjës Sektori i Njësisë për Koordimin e Integrimit Evropian dhe Projekteve”, në varësi të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Marrëdhënieve me Qytetarët – Bashkia Mirditë
Kandidatët që plotësojnë kushtet për klasifikim paraprak, për të vazhduar konkurimin për fazën e testimit me shkrim janë:
1. Z. Gjovalin Marfana.
Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 23.04.2024, në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, pranë Godina e Shërbimit të Qytetarëve, Kati I-rë, ora 14:00. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në të njejtin ambient (si më sipër!) me datë 26.04.2024, ora 14:00.
Në rast ndryshimesh për arsye të ndryshme, njoftimi do bëhet nëpërmjet postës elektronike.