BASHKIA MAT – VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 32 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, VIII të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ndryshuar me VKM nr.388 date 06.05.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 118, datë 05/03/2014”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat shpall procedurat për plotësimin e vendit të lirë të kategorisë së lartë drejtuese nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil:

  • Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë Mat, Kategoria e pagës I-b

Afati për dorëzimin e dokumenteve: 16 janar 2020

Për më tepër klikoni në linkun e bashkangjitur : Shpallje Sekretar i Pergjithshem