Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut
II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e
Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë Mat shpall
procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë në shërbimin civil
për pozicionin:
- Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile dhe Pronave
Kategoria e pagës II-b
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të
ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të
Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin
në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe
Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë Mat shpall procedurat e lëvizjes paralele, dhe
pranim nga jashtë në shërbimin civil për pozicionin:
- Specialist i Infrastrukturës, në Sektorin e Infrastrukturës, në Drejtorinë e Shërbimeve
Bashkiake, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a - Specialist i Licencimit, Tregjeve dhe Furnizimit Materialo-Teknik, në Sektorin e
Infrastrukturës, në Drejtorinë e Shërbimeve Bashkiake, Bashkia Mat – Kategoria e
pagës IV-a - Specialist i Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe Menaxhimit të Faqes
Elektronike – Kategoria e pagës IV-a - Specialist i Pronës, në Sektorin e Mbrojtjes Civile dhe Pronave, Drejtoria e Mbrojtjes
Civile dhe Pronave, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Fwd_ shpallje (1)