BASHKIA MAT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të
Kreut II të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia e
Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe
kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i
kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, është:

  • Specialist i taksës vendore, në Sektorin e Taksave Vendore, në Drejtorinë Juridike
    dhe Taksave Vendore – Kategoria e pagës IV-a

1. Jurgen Sela

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në mjediset e Bashkisë Mat në datën 21.05.2024 ora
10:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se
gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë në datën 24.05.2024
ora 10:00.

 

  • Specialist i Inventarizimit të Aktiveve dhe Normave të Konsumit, në Sektorin e Financës,
    në Drejtorinë Ekonomike dhe e të Ardhurave – Kategoria e pagës IV-a

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për
përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura
në shpalljen për konkurrim, njofton se nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e
dytë të testimit, për këtë arsye procedura e konkurrimit mbyllet për t’u rihapur përsëri.