Bashkia Mallakaster, Vende te lira pune

Në zbatim të ligjit nr.15, datë 13.02.2019 “Për nxitjen e punësimit”, Ligjit 146/2015 “Për punëkërkuesit”, në vijim të reformës për integrimin në tregun e punës të personave nga familje përfituese të ndihmës ekonomike, apo që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike; ligjit nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”;Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”;Vendimt të Këshillit të Ministrave nr. 111, datë 23.2.2018 “Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Social”; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 518, datë 4.9.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, proçedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”;Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 578, datë 3.10.2018 “Për procedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes”; Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 689, datë 2.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesjes shoqërore”, si dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 24 datë 27.04.2022 2022 ‘’ Për miratimin në parim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Mallakastër dhe Delegacionit të Bashkimit Europian për Shqipërinë në projektin me objekt : Modeli i qëndrueshëm i punësimit të integruar dhe shërbimet e kujdesit social në bashkinë Mallakastër, Bashkia Mallakastër hap procedurën për tre pozicione pune si më poshtë:

· Punonjës Social

· Psikolog

· Këshillues Karriere(Oficer i Përkrahjes për Punësim)

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR shpallja QKSHF