BASHKIA MALLAKASTËR, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015,”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive , VKM Nr.142 datë 12.03.2014, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, III, IV të Vendimit Nr.242, datë 18.03.2015, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mallakastër, njofton se nga vlerësimet e aplikantëve për shpalljet e datës 08.04.2024, kandidatë fitues të vlerësimit për proçedurën e pranimit nga jashtë sistemit të shërbimit civil për kategoritë ekzekutive janë përkatësisht si më poshtë:

1. Për pozicionin: Specialist i Tatim – Taksave, Sektori i Tatim – Taksave, kategoria IV-a shpallet fitues Znj.Gerta Malasi.

2. Për pozicionin: Specialist Page, Sektori i Financës, kategoria IV-a shpallet fitues Znj.Matilda Llanaj.