Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, i ndryshuar të Këshillit të Ministrave,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Malësi e Madhe në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:
- Elsa Imeri
- Dionis Premalaj
Kandidatët e kualifikuar njoftohen se testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Malësi e Madhe në datën 27.11.2019, ora 10:00.
Kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.