Bashkia Librazhd – Vende vakante

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA LIBRAZHD

 

Adresa : Qyteti Librazhd Nr.Tel & fax. 0514 / 2352, e-mail;info@bashkialibrazhd.gov.al

 

 

Njoftim per vend te lire pune

 

Per levizjen paralele ne detyre dhe per pranim ne sherbimin civil ne kategorine ekzekutive per plotesimin e vendit te lire te punes ne Administraten e Bashkise Librazhd.

 

Ne zbatim te ligjit 152/2013, “Per nepunesin civil” i ndryshuar ,neni 22 e neni 25 ,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave ,  Nr. 243, datë 18/03/2015, Bashkia Librazhd shpall proceduren e levizjes paralele  dhe pranimit nga jashte sherbimit civil per pozicionin e punes,

 

Pergjegjes i Sektorit te Auditit te Brendshem

 

Shpallja eshte e hapur per te gjithe nepunesit civile brenda te njejtes kategori ne te gjitha institucionet pjese e sherbimit civil per proçeduren e levizjes paralele. Vetem ne rast se nga keto pozicione, ne perfundim te proçedures se levizjes paralele rezultojne vakante, ato jane te vlefshme per konkurimin nepermjet proçedures se pranimit ne sherbimin civil per kategorine ekzekutive.

Për të dy procedurat aplikohet në të njëjtën kohë.

 

 

 

Misioni

 

  1. Misioni i njesise se auditimit te brendeshem , si pjese e struktures se bashkise Librazhd  eshte orientimi i veprimtarise  ne menyre te pavarur  dhe profesionale  duke dhene  garanci te arsyeshme per efiçencen , efektivitetin  , ekonomicitetin  e menaxhimit  te burimeve , permiresimin e sistemit te kontrollit te brendeshem  dhe menaxhimin e riskut. Ndjekjen e praktikave me te mira bashkekohore  dhe forcimi i kapaciteteve  profesionale  te auditimit .

 

Objektivat

 

  1. Vleresimi i permbushjes se objektivave te veprimtarise se bashkise Librazhd .Vleresimi i efektivitetit  te sistemit te kontrollit te brendeshem , transanksioneve etj.
  2. Dhenia dhe ndjekja e rekomandimeve per permiresimin e veprimtarise se bashkise Librazhd  dhe e  institucineve ne varesi te saje.
  3. Permiresimi i standarteve profesionale.

 

Detyrat dhe pergjegjesite e njesise se auditimit.

 

  1. Njesia e auditimit te brendeshem ka per detyre :

 

  1. Hartimin e planeve strategjike  dhe vjetore  te auditimit te brendeshem , bazuar ne vleresimin objektiv  te riskut  si dhe  kryerjen e  auditimeve ne perputhje me  planet e miratuara .
  2. Vleresimin e pershtatshmerise  dhe efektivitetit  te sistemeve  dhe kontrolleve  te brendeshme duke u fokusuar kryesisht ne identifikimin , vleresimin  dhe menaxhimin e riskut  nga titullari i njesise  publike .
  3. Perpuethshmerine e  veprimtarise  se njesise  publike me kuadrin ligjor .
  4. Ruajtjen e aseteve te njesise publike , besueshmerine  dhe gjitheperfshirjen  e informacionit  financiar dhe operacional  te njesise publike.
  5. Dhenien e rekomandimeve per permiresimin e veprimtarise  dhe efektivitetit te sistemit  te kontrollit  te brendeshem te njesise publike .
  6. Informimin e titullarit te bashkise .
  7. Ndjekjen dhe zbatimin e rekomandimeve te dhena .

 

 

Proçeset kryesore te njesise  se auditit te brendeshem .

 

  1. Proçeset kryesore te njesise se auditit jane :

 

  1. Hartimi i planeve strategjike  dhe  vjetore .
  2. Bazuar ne planin vjetor , hartimi i programeve te angazhimit  dhe kryerja e  auditimeve  ne terren .
  3. Dokumentimi i gjetjeve  te auditimit  dhe diskutimi  me drejtuesit  e njesise  se audituar .
  4. Perpilimi i projekt – raportit te auditimit .
  5. Vlereson  verejtjet  e drejtuesve te  institucionit  te audituar dhe i reflekton ne raportin final  te auditimit , sipas detyrave te percaktuara  ne programin e  angazhimit .
  6. Perpilimi i raportit final te auditimit sipas programit te angazhimit .
  7. Informimi i organeve eprore per gjetjet e konstatuara dhe  per rekomandimet e dhena .
  8. Inventarizimi i dosjeve te audituara .
  9. Perpilimi i raportit vjetor te veprimtarise  se njesise se auditimit te brendeshem  dhe dergimin prane  titullarit te bashkise dhe njesise te harmonizimit per auditim te brendeshem , ne Ministrine e  Financave.
  10. Kryerja e sherbimeve te konsulences , sipas  nje program te miratuar nga kryetari i bashkise .
  11. Ndjekja  ne menyre periodike  e trajnimit  te vijueshem professional .

 

 

 

 

 

Baza  ligjore .

 

  1. Veprimtaria e njesise se auditimit te brendeshem bazohet ne ligjin nr.114/2015

“Per auditimin e brendeshem  ne sektorin publik  “, manualin  e auditimit  te  brendeshem ,

VKM nr.86 dt.03.02.2016 “ Per miratimin e kritereve  te krijimit  te njesise se  auditimit te   brendeshem  ne sektorin  publik” , rregulloren e bashkise  Librazhd  dhe  rregulloren e njesise  se auditimit te , miratuar nga titullari i bashkise .

 

Organizimi i njesise se auditit te brendeshem

 

  1. Njesia e auditimit te brendeshem eshte e organizuar si sector me perberje  nje pergjegjes dhe  dy auditë .

 

Detyrat dhe pergjegjesite e pergjegjesit te  njesise se auditimit

 

Eshte nepunes civil ka varesi direkte nga sekretari i pergjitheshem.

 

  1. Pergjegjesi i njesise se auditimit te brendeshem ka keto detyra dhe pergjegjesi  :

 

  1. Hartimin e  kartes se auditimit , akteve te tjera specifike per fusha te veçanta  te auditimit te brendeshem ne zbatim te ligjit dhe akteve  te tjera ligjore si dhe dergimin e tyre per informacion  ne strukturen pergjegjese  per harmonizimin e auditimit te brendeshem .
  2. Hartimin dhe zbatimin e planit strategjik vjetor , per veprimtarine e auditimit te brendeshem  dhe dergimin  per informacion , ne strukturen pergjegjese , per harmonizimin  e auditimit te brendeshem , pas miratimit  nga titullari i njesise  publike .
  3. Organizimin e angazhimeve  te auditimit te brendeshem  , sipas standarteve  dhe  metodologjise se  auditimit .
  4. Kontrollin e cilesise se angazhimeve te auditimit .
  5. Pergatitjen e rraportit vjetor i cili i dergohet struktures pergjegjese  per harmonizimin e  auditimit te brendeshem.

 

Detyrat dhe pergjegjesite  e audituesve  .

 

  1. Audituesit e njesise se auditit kane keto detyra :

 

  1. Te  njohin , te rrespektojne dhe te ushtrojne  veprimtarine  audituese  ne perputhje me  aktet ligjore  e nenligjore ne fuqi  si dhe me standartet nderkombetare  te pranuara  te auditimit te brendeshem .
  2. Te ushtrojne funksionet  e tyre  ne menyre objective  dhe me profesionalizem.
  3. Te veprojne ne perputhje me kerkesat  e percaktuara  ne Kodin e Etikes  , Karten e Auditimit  dhe rregullat  per konfidencialitetin  per audituesin  e brendeshem .
  4. Te kryejne auditime ne menyre te pavarur duke u udhehequr nga interesi publik, per te forcuar besimin ne ndershmerine , paanesine  dhe efektivitetin  e sherbimit.
  5. Te ruaj konfidencialitetin  e te dhenave , fakteve  apo rasteve  te gjetura gjate kryerjes se auditimit  apo te lidhura  me te  si dhe te ruajne  dokumentet per  çdo  angazhim auditimi te kryaer , bazuar ne detyrimet qe rrjedhin  nga ligjet ne fuqi per te drejtat e perdorimit  dhe arkivimit te informacionit zyrtar.
  6. Te  perditesojne rrugullisht njohurite dhe aftesite e tyre  profesionale , ne menyre  qe ti perdorin ato me efikasitet ,  per te garantuar  cilesine e sherbimit.
  7. Te japin rekomandime per njesine e audituar per permiresimin  e veprimtarise , efiktivitetin e sistemit  te kontrollit  te brendeshem  si dhe per masat qe duhen  marre ne rastet e konstatimit te demeve  ekonomike  e financiare  per zbatimin  e tyre  dhe per te ulur mundesine e perseritjes .
  8. Te rraportojne menjehere  te drejtuesit e njesise se  auditimit  kur zbulkohen  parregullsi apo veprime , qe ne vleresimin e audituesve  te brendeshem  perbejne veper penale.

 

 

 

I –  Levizja paralele

 

  1. Kushtet minimale qe duhet  te plotesojne kandidatet per levizjen paralele ne detyre jane:

 

  • Të kenë diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike, juridike dhe disiplina të tjera, sipas nevojave të sektorit që auditohet;
  • Të jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm” dhe të ketë përvojë pune 5 vjet si auditues i brendshëm ose i jashtëm;
  • Te jete nepunes civil i konfirmuar per kategorine per te cilen aplikon;
  • Te mos kete mase disiplinore ne fuqi;
  • Te kete te pakten nje vleresim pozitiv “mire” apo “shume mire”;
  • Te kete njohuri shume te mira kompjuterike te programeve baze Word dhe Exel;
  • Te njohe mire gjuhe te huaja(mbrojtja perben avantazh)
  • Te plotesoje kriteret e vecanta te percaktuara ne njoftimim per konkurim;

 

 

  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidati duhet te dergoje me poste ose dorazi ne nje zarf te mbyllur ,ne Zyren e Administrates dhe Burimeve Njerezore te Bashkise Librazhd prane Bashkise,dokumentet e dosjes se tij personale si me poshte:

  • Leter motivimi per aplikim ne vendin vakant;
  • Nje kopje te jeteshkrimit;
  • Nje numer kontakti dhe adresen e plote te vendbanimit;
  • Fotokopje e diplomes.Nese aplikanti disponon nje diplome te nje Universiteti te huaj,atehere ai duhet ta kete ate te njehsuar prane Ministrise pergjegjese per Arsimin;
  • Fotokopje e listes se notave.Nese ka nje diplome dhe nje liste notash te ndryshme me vleresimin e njohur ne shtetin Shqiptar,ateher aplikanti duhet ta kete ate te konvertuar sipas sistemit shqiptar;
  • Fotokopje e librezes se punes se plotesuar;
  • Fotokopje e Aktit te emerimit si nepunes civil per kategorine per te cilen konkuron;
  • Fotokopje te nje vleresimi vjetor;
  • Vleresimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vertetim nga punedhenesi i fundit qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi;
  • Fotokopje te certifikatave te ndryshme te kualifikimeve dhe trajnimeve te ndryshme qe disponon aplikanti;
  • Fotokopje e kartes se identitetit;
  • Certifikaten si auditues i brendshem

 

Ky dokumentacion duhet te dorezohet nga kandidati me poste ose drejtperdrejt ne Njesine e Menaxhimit te Burimeve Njerezore, Bashkia Librazhd deri ne daten 23.09.2019.

 

  1. Rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve

Rezultatet nga verifikimi paraprak te kushteve minimale te procedures se levizjes paralele ne detyre dhe te permbushjes se kritereve specifike te vendit te punes do te dalin ne daten 24.09.2019  nepermjet shpalljes se listes emerore te kandidateve qe do te vazhdojne konkurimin,ne portalin”Sherbimi Kombetar i Punesimit” dhe ne stenden e informimit te Bashkise.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Ankesat nga kandidatet paraqiten ne Sektorin  Burimeve Njerezore brenda 3 diteve pune nga shpallja e listes dhe ankuesi merr pergjigje brenda 3 diteve pune nga data e depozitimit te saj.

 

  1. Konkurimi

Intervista me goje do te zhvillohet ne ambjentet e Bashkise Librazhd ne daten 30/09/2019 ora : 10.00 .

 

Ne interviste kandidatet do te vleresohen per njohurite e tyre ne keto fusha:

  • Njohuri per Kushtetuten e Republikes se Shqiperise;
  • Ligjin Nr. 152/2013 “Per nepunesin civil” i ndryshuar dhe aktet nenligjore per zbatimin e tij;
  • Ligjin Nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore” ;
  • Ligji Nr.114/2015 “Per auditimin e brendshem ne sektorin publik”
  • Ligjin Nr. 9131 date 08.09.2003”Per rregullat e etikes ne administraten publike” ;
  • Ligjin Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” ;
  • Kodin e Punes se Republikes se Shqiperise ;
  • Ligji Nr. 9936, date 26/06/2008, “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise” ;
  • Ligji Nr. 10196, date 08/07/2010, “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin” ;
  • Ligji Nr. 9228, date 29/04/2004, “Per kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” ;

 

  1. Menyra e vleresimit te kandidateve

Nepermjet dokumentacionit dhe intervistes se strukturuar me goje.

Totali i pikeve te vleresimit te kandidateve eshte 100 pike te cilat ndahen perkatesisht:

  1. 40 pike per dokumentacionin e dorezuar i ndare si me poshte:10 pike per kualifikimet e lidhura me fushen perkatese; 20 pike per eksperiencen ne pune dhe 10 pike per vleresimet pozitive.
  2. 60 pike per intervisten e strukturuar me goje, ku do intervistohet per;
  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën

Kandidati qe merr me pak se 70 pike nuk konsiderohet i suksesshem.

 

Shpallja e fituesit do te behet ne portalin “Sherbimi Kombetar i Punesimit” dhe ne stenden e informimit  te Bashkise Librazhd.

Lista e fituesit do te shpallet me date 02/10/2019.

 

II- Ngritja ne detyre dhe pranimi nga jashte sherbimit civil

 

Nëse në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka fitues, plotësimi i vendit vakant do të realizohet nëpërmjet procedurës së ngritjes ne detyre dhe pranimit te kandidateve nga jashte sherbimit civil.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 i ndryshuar dhe kërkesat e veçanta për pozicionin.

 

  1. Kushtet minimale qe duhet te plotesojne kandidatet per ngritje ne detyre jane:

 

  • Të kenë diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike, juridike dhe disiplina të tjera, sipas nevojave të sektorit që auditohet;
  • Të jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm” dhe të ketë përvojë pune 5 vjet si auditues i brendshëm ose i jashtëm;
  • Te jete nepunes civil i konfirmuar per kategorine per te cilen aplikon;
  • Te mos kete mase disiplinore ne fuqi;
  • Te kete te pakten nje vleresim pozitiv “mire” apo “shume mire”;
  • Te kete njohuri shume te mira kompjuterike te programeve baze Word dhe Exel;
  • Te njohe mire gjuhe te huaja(mbrojtja perben avantazh)
  • Te plotesoje kriteret e vecanta te percaktuara ne njoftimim per konkurim;

 

 

  1. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidati duhet te dergoje me poste ose dorazi ne nje zarf te mbyllur ,ne Zyren e Administrates dhe Burimeve Njerezore te Bashkise Librazhd prane Bashkise,dokumentet e dosjes se tij personale si me poshte:

  • Leter motivimi per aplikim ne vendin vakant;
  • Nje kopje te jeteshkrimit;
  • Nje numer kontakti dhe adresen e plote te vendbanimit;
  • Fotokopje e diplomes.Nese aplikanti disponon nje diplome te nje Universiteti te huaj,atehere ai duhet ta kete ate te njehsuar prane Ministrise pergjegjese per Arsimin;
  • Fotokopje e listes se notave.Nese ka nje diplome dhe nje liste notash te ndryshme me vleresimin e njohur ne shtetin Shqiptar,ateher aplikanti duhet ta kete ate te konvertuar sipas sistemit shqiptar;
  • Fotokopje e librezes se punes se plotesuar;
  • Fotokopje e Aktit te emerimit si nepunes civil per kategorine per te cilen konkuron;
  • Fotokopje te nje vleresimi vjetor;
  • Vleresimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vertetim nga punedhenesi i fundit qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi;
  • Fotokopje te certifikatave te ndryshme te kualifikimeve dhe trajnimeve te ndryshme qe disponon aplikanti;
  • Fotokopje e kartes se identitetit;
  • Certifikaten si auditues i brendshem

 

Ky dokumentacion duhet te dorezohet nga kandidati me poste ose drejtperdrejt ne Njesine e Menaxhimit te Burimeve Njerezore, Bashkia Librazhd deri ne daten 27.09.2019.

 

 

  1. Rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve

Lista paraprake e verifikimit të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta të pozicionit të punës do të shpallet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dh në stendën e informimit të publikut  më datë 30.10.2019.

Gjithashtu, po në këtë datë kandidatët që nuk janë kualifikuar do të njoftohen nga Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore për shkaqet e moskualifikimit personalisht nepermjet  adreses se e-mail.

 

  1. Konkurrimi

Konkurrimi përfshin dy faza: vlerësimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Nëse kandidati grumbullon të paktën 30 pikë nga testimi me shkrim, ai i nënshtrohet intervistës së strukturuar me gojë.

Testimi me shkrim do te zhvillohet 15.10.2019

Intervista me goje do te zhvillohet ne date 16.10.2019

Konkurrimi do të bazohet në njohuritë e kandidatëve mbi:

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 139/2015, “ Per Veteqeverisjen Vendore” ;
  • Kodin e Punes se Republikes se Shqiperise ;
  • Ligji Nr.114/2015 “Per auditimin e brendshem ne sektorin publik”
  • Ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” ;
  • Ligjin nr 9131 date 08.09.2003”Per rregullat e etikes ne administraten publike” ;
  • Ligji Nr. 9936, date 26/06/2008, “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise “ ;
  • Ligji Nr. 10196, date 08/07/2010, “ Per menaxhimin financiar dhe kontrollin “ ;
  • Ligji Nr. 9228, date 29/04/2004, “ Per kontabilitetin dhe pasqyrat financiare “ ;
  • Ligje te tjera qe rregullojne fushen e menaxhimit financiar.
  • Ligje te tjera të cilat veprojnë në organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.

 

 

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkise Librazhd.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

  • për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit(mesataria kriter vleresues), të eksperiencës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore, 20 pikë;
  • për intervistën e strukturuar me gojë, 40 pikë;
  • për vlerësimin me shkrim, 40 pikë.

Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, liston kandidatët fitues me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve), duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë.

 

Per sqarime te metejshme mund te kontaktoni ne adresen Bashkia Librazhd, Sheshi “ Gjorg Golemi”.