BASHKIA LEZHË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i
ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015,
Bashkia Lezhë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil,
Udhërit nr.3 datë 03.01.2024 të Kryetarit të Bashkisë “Për miratimin e strukturës,
organikës, emërtimet e pozicioneve, klasat për çdo pozicion pune për administratën e
bashkisë, të njësive administrative, të institucioneve vartëse dhe të punonjësve të njësive
të shërbimeve për vitin 2024”, Planit të Pranimeve në Shërbimin Civil të vitit 2024,
miratuar me Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr.49, datë 16.01.2024, Bashkia Lezhë
shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, kategoria
ekzekutive për pozicionet:

1. Specialist i Mbledhjes së Borxheve, Sektori i Mbledhjes dhe Menaxhimit të
Borxhit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë –
Kategoria III-b,
2. Specialist për Vlerësimin dhe Regjistrimin për Njësitë Administrative,
Sektori i Regjistrimit dhe Vlerësimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave
Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria III-b.

3. Specialist Inxhinier, në Sektorin e Funksioneve Mbështetëse, Drejtoria e
Bujqësisë, Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve, Bashkia Lezhë, Kategoria
IV-a,
4. Specialist Inxhinier Ndërtimi/Inxhinier Gjeodet, në Sektorin e
Infrastrukturës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe
Transportit, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b,

5. Specialist Protokolli, Sektori i Protokoll-Arkivit, Drejtoria e Burimeve
Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhë , Kategoria III-b,
6. Specialist Protokolli, Sektori i Protokoll-Arkivit, Drejtoria e Burimeve
Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhe, Kategoria III-b

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 1.Shkenca Shoqerore Protokoll-Arkivi 1.Shpallja (1) 1.Shpallja