Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të
Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Urdhërit
nr.3 datë 03.01.2024 të Kryetarit të Bashkisë “Për miratimin e strukturës, organikës,
emërtimet e pozicioneve, klasat për çdo pozicion pune për administratën e bashkisë, të
njësive administrative, të institucioneve vartëse dhe të punonjësve të njësive të shërbimeve
për vitin 2024”, Planit të Pranimeve në Shërbimin Civil të vitit 2024, miratuar me Urdhërin e
Kryetarit të Bashkisë nr.49, datë 16.01.2024, Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr.63 datë
22.01.2024 “Për miratimin e pozicioneve të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese të cilat
do të jenë të hapura për konkurim nga jashtë shërbimit civil”, Bashkia Lezhë shpall
procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil për
pozicionin:
1. Drejtor në Drejtorinë e Shërbimit dhe Kujdesit Social, Bashkia Lezhë – Kategoria II-b.
2. Specialist për Koordinimin me Sektorët/Njësitë/Financën dhe Protokollin,
Sektori i Regjistrimit dhe Vlerësimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore,
Bashkia Lezhë – Kategoria III-b,
3. Specialist për Vlerësimin dhe Regjistrimin në Njësitë Administrative, Sektori i
Regjistrimit dhe Vlerësimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia
Lezhë – Kategoria III-b,
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR