BASHKIA LEZHE, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr.
243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e
provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit
për shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 07.06.2024, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë,
në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për grupin e pozicioneve:

1. Specialist Inxhinier, në Sektorin e Funksioneve Mbështetëse, Drejtoria e Bujqësisë,
Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a,
2. Specialist Inxhinier Ndërtimi/Inxhinier Gjeodet, në Sektorin e Infrastrukturës,
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Transportit, Bashkia Lezhë,
Kategoria III-b.

Lista e kandidatëve fitues, për pozicionin:
1. Specialist Inxhinier, në Sektorin e Funksioneve Mbështetëse, Drejtoria e Bujqësisë,
Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.
Është si më poshtë:
1. Lauren Smaçi

Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr.
243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës
dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për
shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 07.06.2024, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në
përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionet e shpallura për
konkurim:

1. Specialist Protokolli, Sektori i Protokoll-Arkivit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe
Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhë , Kategoria III-b,
2. Specialist Protokolli, Sektori i Protokoll-Arkivit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe
Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhë , Kategoria III-b.

Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Arjola Nikolli,
2. Mirela Uka.
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra

 

1. Specialist i Mbledhjes së Borxheve, Sektori i Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit,
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria III-b,
2. Specialist për Vlerësimin dhe Regjistrimin për Njësitë Administrative, Sektori i
Regjistrimit dhe Vlerësimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë
– Kategoria III-b.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Ardit Elezi
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.