Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr.
243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e
provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit
për shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 31.05.2024, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë,
në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për grupin e pozicioneve:
1. Specialist për Hartimin dhe Ndjekjen e Buxhetit, Sektori i Hartimit, Zbatimit të Buxhetit
dhe Pagave, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a,
2. Specialist Finance, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Burimeve
Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.
Lista e kandidateve fitues është si më poshtë:
1. Angjela Ujka,
2. Ersida Duka.
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.