BASHKIA LEZHË SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim,
njofton se për pozicionet:

1. Përgjegjes i Sektorit të Personelit dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria III-a/1.

2. Përgjegjes i Sektorit të Protokoll-Arkivit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria III-a/1.

Nuk ka kandidate të kualifikuar për të vazhduar fazen e dytë të konkurimit.