BASHKIA LEZHË – SHPALLJE FITUESI

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës “Ekonomik/Finance/Kontabilitet” Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim për grupin e pozicioneve, lloji i Diplomes “Ekonomik /Finance/Kontabilitet, niveli minimal i diplomes Master Profesional”,për pozicionet :

  • Specialist për Hartimin e Pagave, Sektori i Hartimit, Zbatimit të Buxhetit dhe Pagave, Drejtoria e Finances dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë-kategoria III-b.
  • Specialist për Hartimin e Pagave dhe Ndihmen Ekonomike, Sektori i Hartimit, Zbatimit të Buxhetit dhe Pagave, Drejtoria e Finances dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë-kategoria III-b.
  • Specialist për të Ardhurat, Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Finances dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë-kategoria III-b.
  • Specialist për Shpenzimet, Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Finances dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë-kategoria III-b.
  • Specialist për Magazinen dhe Inventaret, Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Finances dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë-kategoria III-b.

 

Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit sipas rendit alfabetik, janë:

1. Anilda Memaj

2. Elona Gjoka

3. Entela Pemaj

4. Imelda Kola

5. Kristjana Ndoja

6. Marinela Markaj

7. Mariolina Lleshi

8. Nora Marku

9. Rovena Arapi

10. Tonin Margjokaj

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lezhë në datën 16.03.2020 ora 10:00 ,kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.