Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurën e shpallur për konkurim për pozicionin:
- Specialist për Hartimin e Projekteve, Sektori i Hartimit të Projekteve, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
1. Kleivis Marku
Intervista do të zhvillohet në datën 28.03.2024 ora 13:00 në sallën e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë.
- Specialist në Sektorin e Dhënies dhe Monitorimit të Lejeve Zhvillimore, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.