Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim për pozicionin, lloji i Diplomës “Shkenca Ekonomike, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”, për pozicionet:
1. Specialist për Koordinimin Sektoret/Njësitë/Financën dhe Protokollin, në Sektorin e Regjistrimit dhe Vlerësimit, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Bashkinë Lezhë- Kategoria III-b,
2. Specialist për Vlerësimin dhe Regjistrimin në Njësitë Administrative, në Sektorin e Regjistrimit dhe Vlerësimit, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Bashkinë Lezhë – Kategoria III-b,
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
1. Sara Mëhilli (Kavaja)
2. Klisman Dodaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në datën 27.03.2024 ora 12:00 në Qëndrën Kulturore të Fëmijëve Lezhë, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.