BASHKIA LEZHË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II,
të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e
kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim,
njofton se për pozicionin:

1. Drejtor në Drejtorinë e Shërbimit dhe Kujdesit Social, Bashkia Lezhë – Kategoria II-b.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të
veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka
kandidatura të përzgjedhura.

Pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në
detyrë dhe pranimit në shërbimin civil.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të
Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurën e shpallur për
konkurim për grupin e pozicioneve:

1. Specialist për Koordinimin me Sektorët/Njësitë/Financën dhe Protokollin, Sektori i
Regjistrimit dhe Vlerësimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë –
Kategoria III-b,
2. Specialist për Vlerësimin dhe Regjistrimin në Njësitë Administrative, Sektori i Regjistrimit
dhe Vlerësimit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë – Kategoria III-b,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të
përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne
sherbimin civil.