BASHKIA LEZHË REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes ne detyre, pranimit ne sherbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:

1. Përgjegjes i Sektorit të Kujdesit Social & Njesisë Mbrojtjes së Femijeve, Drejtoria e Sherbimit dhe Kujdesit Social – Kategoria III-a/1

Kandidatet e kualifikuar për të vazhduar fazen e dytë të konkurimit janë:
1. Altin Lleshi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 05.10.2020 ora 10:00, në ambientet e Bashkisë

Lezhë dhe intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 07.10.2020 në ambientet e Bashkisë
Lezhë.

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK
PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Lloji i diplomës “ Shkenca Juridike/Agronomi, Niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, per proceduren e shpallur per konkurim per grupin e pozicioneve:
1. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Shenkoll, kategoria IV-b
2. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Shengjin, kategoria IV-b
3. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Blinisht, kategoria IV-b
4. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Kallmet, kategoria IV-b
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.