Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut
II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për
përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurim, për pozicionet:
1. Specialist për Hartimin dhe Ndjekjen e Buxhetit, Sektori i Hartimit, Zbatimit të Buxhetit
dhe Pagave, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a,
2. Specialist Finance, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Burimeve
Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit sipas rendit alfabetik,
janë:
1. Ardit Elezi,
2. Angjela Ujka,
3. Ersida Duka.
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë në datën
16.05.2024, ora 11:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se
gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë. Data e intervistës së strukturuar
do të njoftohet me email për kandidatët që marrin më shumë se gjysmën e pikëve.