BASHKIA LEZHË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të
Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurën e shpallur për
konkurim për grupin e pozicioneve:
1. Specialist për Hartimin dhe Ndjekjen e Buxhetit, Sektori i Hartimit, Zbatimit të Buxhetit
dhe Pagave, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a,
2. Specialist Finance, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Burimeve
Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të
përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne
shërbimin civil.