Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II,
të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve
Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen
e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për
konkurrim për procedurën e shpallur për konkurim për pozicionin:
- Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Blinisht, Bashkia
Lezhë, kategoria IV-b,
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
1. Marjana Lazri
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë, në datën
03.05.2024 ora 13:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se
gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë. Data e intervistës së strukturuar
do të njoftohet me email për kandidatët që marrin më shumë se gjysmën e pikëve