NJOFTIM PËR VEND PUNE
“Për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në nivelin e ulët drejtues për plotësimin e vendit të lirë të punës në Administratën e Bashkisë Kurbin”
Në zbatim të Ligjit Nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, neni 22 dhe neni 26; VKM Nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira, në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu II dhe Kreu III, Bashkia Kurbin shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë të kategorisë III-a/1 per vendin e punës në pozicionin :
“Përgjegjes Sektori” Drejtoria e Burimeve Njerëzore.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të kategorisë së nivelit të ulët drejtues, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
· I -Lëvizja paralele :
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori per te cilen aplikon.
2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.
- Kërkesa të veçanta për këtë vend pune janë :
1. Arsim te larte te nivelit DND/DIND/Master Shkencor për shkencat: Jurist
2. Te kete pervoje pune me shume se 1 vit ne administraten publike,
3.Zoterimi nje gjuhe te huaj BE, (përbëjnë avantazh).
4. Kryerja e kualifikimeve të ndryshme ,brenda fushes (përbëjnë avantazh).
5.Të njohe e perdore shume mire programet baze ne kompjuter,
6.Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese, komunikimi me goje/shkrim, i hapur ndaj çdo sfide, me aftesi pershtatjeje ndaj ndryshimeve per transferimin e personelit, si dhe aftesi për të punuar në grup.
7.Paga e pozicionit, kategoria :III-a/1.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
Për Pozicionin “Përgjegjës Sektori” për Burimet Njerëzore:
a. Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore pergatit dhe administron dosjet dhe rregjistrin e personelit në përputhje me Ligjin 152/2013.
b. Bën të mundur ndjekjen e proçedurave të nevojshme për hartimin e planeve vjetore/mujore të trajnimeve të nëpunësve civilë, realizimin e trajnimit të tyre sipas pozicioneve konkrete të punës me qëllim arritjen e standarteve në përputhje me kërkesat konkrete të sektorëve të administratës.
c. Përgatit planin e pranimeve të reja në administratë dhe bën të mundur pranimin e nëpunësve në shërbimin civil në përputhje me ligjin 152/2013 dhe VKM Nr.143 date 12.03.2014.
d. Bën të mundur ndjekjen e proçedurave të duhura për implementimin e standarteve të përshkrimit të punëve për pozicionet e shërbimit civil si dhe vlerësimin e performancës me qëllim që përshkrimet dhe vlerësimet për çdo pozicion pune të realizohen në përputhje me standartet e miratuara në VKM Nr.143 datë 12.03.2014.
e. Siguron zbatimin me korrektësi të disiplinës në punës dhe bën të mundur ndjekjen e proçedurave ligjore për zbatimin e masave disiplinore për nëpunësit e Administratës qe bëjnë shkelje disiplinore, me qëllim përmirësimin e performancës së punës nga nëpunësit e institucionit.
· III– Dorëzimi dokumenteve :
Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokoll-Arkivit
ü Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
ü Një kopje të jetëshkrimit ( CV).
ü Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
ü Fotokopje e diplomës( e noterizuar), nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit.
ü Fotokopje e diplomës me listën e notave(te noterizuar), nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
ü Vertetim te gjendjes gjyqesore .
ü Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
ü Aktin e emërimit si nëpunës civil.
ü Fotokopje të librezës së punës.
ü Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
ü Fotokopje të kartës së identitetit.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën29.07.2019.
· IV–Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedurës lëvizje paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datë 02.08.2019 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të dhe në stendën e informimit të publikut. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.Konkurrimi-Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkise (salla e mbledhjeve) në datën 28.08.2019, ora 10.00.
· V/-Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”(I azhornuar);
Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Ligjin 9367,date 07.04.2005”Per parandalimin e konfliktit interesit( I ndryshuar);
Rregulloren e Brendshme të Bashkise .
· V/2-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatet do te vleresohen nga Komisioni i Brendshem, ngritur prane Bashkise Kurbin, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (CV), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet pozitive.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin ku ka konkurruar si: “Përgjegjes Sektori” Drejtoria e Burimeve Njerëzore në administraten e Bashkisë Kurbin.
Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23 Kreu II të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.242, date 18.03.2015 “Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese”
3-Lista e fituesve do të shpallet në datën 29.08.2019. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 29.08.2019.
B- Procedura të ngritjes në detyrë :
a-Nese Komisioni i Brendshem perfundon proceduruen e levizjes paralele pa asnje te perzgjedhur, rinis procedura nepermjet procedures se ngritjes ne detyre. Per kete procedure kane te drejte te aplikojne nepunesit civile te kategorise ekzekutive, ne te gjithe institucionet pjese e sherbimit civil.
b-Dokumentet dorezohen nga nepunes civile te nje kategorie me te ulet, qe plotesojne minimalisht kushtet sipas pikes 2, te Kreu-t III Te VKM nr.242, date 18.03.2015 , ne zyren e Protokoll-Arkivit 14.08.2019 te Bashkise Kurbin .
c-Ne daten 19.08.2019, do te shpallet lista e verifikimit paraprak te kandidateve qe do te vazhdojne konkurrimin ,ne portalin “ Sherbimi Kombetar i Punëesimit”,faqen zyrtare te Institucionit dhe ne stenden e informimit per publikun. Keta do te jene ata qe plotesojne te gjitha kerkesat e pergjithshme e te vecanta , te kerkuara me siper.
-Ankesat nga kandidatet paraqiten ne Njesine Pergjegjese ,brenda 5 diteve kalendarike nga shpallja e listes dhe ankuesi merr pergjigje brenda 5 diteve kalendarike nga data e depozitimit te saj.
d-Konkurrimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me goje , me date28.08.2019 Ora 1000 , Salla Mbledhjeve në Bashki.
e–Faza e vleresimit me procedure e ngritjes ne detyre,me totalin e pikeve prej 100 pike, eshte e strukturuar si vijon :
a)20 pike per dokumentacionin,
b)40 pike per vleresimin me shkrim,
c)40 pike per intervisten e strukturuar me goje.
Data e daljes se rezultateve te konkurrimit me procedure e ngritjes ne detyre:
– Lista e fituesve me mbi 70 pike( mbi 70% te pikeve) ,do te shpallet date 29.08.2019.
– Njoftimi do te behet : ne portalin “Sherbimi Kombetar i Punesimit”,ne faqen zyrtare te Institucionit dhe ne stenden e informimit tek publikut, ne daten 29.08.2019.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën:Bashkia Kurbin email